Situatë dramatike nga zjarret paraqitet edhe në ishullin grek Evia, ku fshati Ellinika, i cili në veri të ishullit, aktualisht është i rrethuar nga flakët. Zjarrfikësit dhe banorët, ata që nuk kanë pranuar të braktisin shtëpitë e tyre, po përpiqen të shpëtojnë atë që munden.
Kjo u raportua nga faqja in.gr, e cila shpjegon sesi vendasit dhe turistët u mblodhën në plazhin e Agios Nikolaos, duke pritur që të transferoheshin nga deti në një vend të sigurt.
Flakët kanë mbërritur ndërkohë në qytetin e vogël të Vasilika, ndërsa një vatër zjarri 6 km po djeg një pyll të gjerë me pisha, duke iu afruar fshatit Gouves.
Zjarrfikësit po përpiqen të ndalojnë zjarret në vende të ndryshme për të parandaluar shkatërrimin e shtëpive të tjera. 200 familje tashmë kanë mbetur pa çati. Duke folur për Skai TV, guvernatori i Greqisë qendrore, Fanis Spanos, tha se më shumë se 2,500 njerëz janë vendosur në hotele dhe objekte të tjera.
Kryetari i Istiaia Ioannis Kontizias denoncon mungesën e avionëve zjarrfikës në frontin Evia. “Ne jemi vetëm, unë kam kërkuar që aeroplanët të impenjohen për pesë ditë”, tha ai.