Një futbollist nga Kosova zëvendëson Rrahmanin te Verona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Verona ka qenë “trampolina” e duhur për karrierën e kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani. Pas vetëm gjashtë muajsh te Verona, Rrahmani ka siguruar transferim te Napoli, të cilës skuadër do t’iu bashkohet në verë.

Rrugën e Rrahmanit tani pritet ta ndjekë një mbrojtës tjetër nga Kosova. Sipas gazetës së njohur kroate, Sportske Novosti, Ardian Ismajli mund të zëvendësojë Rrahmanin te Verona e Serie A.

Rrahmani verën e kaluar kaloi nga Dinamo e Zagrebit te Verona e më pas te Napoli. Ismajli luan për skuadrën tjetër të madhe kroate, Hajdukun e Splitit. Ndalesa për shkak të koronavirusit e ka dëmtuar shumë Ismajlin, që po kalonte formë të mirë.

Sipas SN, menaxhmenti i Veronas e sheh te Ismajli pasardhësin e Rrahmanit.

Ismajli 23-vjeçar tani udhëheq mbrojtjen e Kombëtares së Shqipërisë. Ai ishte larguar nga Kosova i pakënaqur me hapësirën që i ofrohej, raporton Koha.net.

Share This Article