Një gjyshe ndan një ide gjeniale për të mos harruar kurrë fëmijën në veturë të nxehtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lënia e një fëmije në një veturë të nxehtë në mes të verës është një nga aksidentet më të zakonshme që u ndodh prindërve dhe në shumicën e rasteve përfundon në mënyrë tragjike.

Për të shmangur këtë, gjyshja Kristy Wilson doli me një ide që përdor për të mos e lënë kurrë nipin e saj në ulësen e pasme të veturës gjatë vapës dhe tani ajo e shpërndau atë në TikTok.

Edhe pse në pamje të parë mund të duket paksa qesharake, në video mund të shohim gjyshen Kristy duke vozitur vetëm me një këpucë.

Kur parkon, ajo zbret nga vetura gjysmë këmbëzbathur, duke hapur derën e pasme, ku nipi i saj është ulur në ulësen e veturës.

Pranë saj është këpuca tjetër e saj. Ideja gjeniale se si të shmanget një tragjedi u bë shpejt virale në rrjetet sociale dhe ka 8.6 milionë shikime.  

Share This Article