Një grua është gjobitur për kundërsulmin ndaj një burri që e sulmoi seksualish

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grua është gjobitur për kundërsulmin ndaj një burri që e sulmoi seksualisht.

Milica Živković hyri në gjykatë si viktimë, por gjykatësi e ndëshkoi për “tejkalim të nevojës së vetëmbrojtjes”. 24-vjeçarja po kthehej në shtëpi e shoqëruar nga një shoqe pasi kishin dalë në qytetin e Kolashinit në Mal të Zi kur vuri re se një burrë po i ndiqte.

Ai u përpoq t’iu fliste, por vajzat e injoruan dhe vazhduan rrugën e tyre. Por ajo që ndodhi më vonë e bëri Milica t’i frikësohej më të keqes.

“Më kapi nga mjekra… dhe më pas nga pjesët intime. Duke u vetëmbrojtur, e godita me grusht të mbyllur e më pas të hapur, teknika që i kam mësuar nga trajnimi 4-vjeçar në kickbox. Në momente të tilla, mundesh vetëm të mendosh më të keqen. Por luftova me sa kisha fuqi dhe e lashë pa ndjenja. (TVKLAN)

Share This Article