Një grua vdes pas një aksidenti me skaf gjatë pushimeve në Turqi, burri në gjendje kritike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grua britanike ka vdekur ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje kritike për jetën pas një aksidenti me skaf në Turqi.

45 vjeçarja britanike po udhëtonte me një skaf kur u përplas me një taksi deti në brigjet e Marmaris.

Ekipet e shpëtimit nxituan për të ndihmuar pasagjerët pas përplasjes.

Turistja britanike vdiq dhe pesë të tjerë u plagosën, mes tyre edhe bashkëshorti i saj. Ai raportohet se ka dalë nga terapia intensive mbrëmë edhe pse është ende i plagosur rëndë.

Katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në taksinë e detit, mes tyre kapiteni 22-vjeçar dhe tre turistë. Ata kishin lëndime më pak të rënda dhe u dërguan në spitalin Ahu.

Një burim i rojës bregdetare tha për The Sun: “Ata po hipnin në një varkë me shpejtësi kur u përplasën me një taksi deti që po udhëtonte për në Turunc. Burri është në terapi intensive”.

Share This Article