Një grup miliarderësh amerikanë marrin nismën për krijimin e mediave të reja kundër dizinformacionit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grup biznesmenësh me në krye miliarderët Reid Hoffman dhe George Soros ka ndërmarrë nismën e krijimit të disa mediave me synim luftën ndaj dizinformimit. Grupi në fjalë do të drejtohet nga Tara McGowan, një ish-stratege e demokratëve e që deri pak kohë më parë ka drejtuar një OJQ të quajtur ACRONYM, e cila menaxhoi një fushatë të tërë dixhitale kundër Trump në shifrat që arritën në 100 milionë dollarë. Në mbështetje të ACRONYM ishte edhe Hoffman, themelues i LinkedIn.

Ideja mbetet e njëjta: pas platformës së re qëndron i ashtuquajturi Informacion i Mirë që nënkupton informacion të bazuar në fakte.

Ne po zbulojmë investitorët tanë, sepse ne besojmë – sidomos tani në këtë mjedis mosbesimi – kjo transparencë është me të vërtetë e rëndësishme

ka thënë McGowan.

Share This Article