ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale 12 hours ago
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike 13 hours ago
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë 14 hours ago
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision 14 hours ago
Rubin në Hagë: Hetimet për vrasje nga UÇK-ja nuk u vërtetuan kurrë, shumë nga akuzat janë të fabrikuara 17 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Një grup socialdemokratësh gjermanë shkakton skandal me një “manifest” prorus

albnews by albnews
12 June, 2025
in Bota
0
Një grup socialdemokratësh gjermanë shkakton skandal me një “manifest” prorus
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Enver Robelli

Temë e ditës së sotme (e mërkurë) në Gjermani është një «manifest» i nënshkruar nga mbi 100 politikanë dhe përkrahës të Partisë Socialdemokrate gjermane (SPD), të cilët – lexoni me kujdes! – kërkojnë dialog me Rusinë e diktatorit Vlladimir Putin, kritikojnë «retorikën alarmante ushtarake» dhe bëjnë thirrje të ndërpritet stacionimi i raketave amerikane me rreze të mesme veprimi në Gjermani.

RelatedPosts

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Oficerët amerikane zbarkojnë në Bjellorusi, vëzhgojnë nga afër stërvitjen ushtarake me Rusinë

Mblidhet samiti i jashtëzakonshëm arabo-islamik, Erdogan fluturon në Doha

Nënshkrues të «manifestit» janë edhe deputetët prominentë të SPD-së Rolf Mützenich dhe Ralf Stegner. Mützenich ka qenë shef i grupit parlamentar të SPD-së në parlamentin gjerman. Stegner është takuar në prill fshehurazi me përfaqësues rusë në Baku të Azerbajxhanit. Të dy i përkasin krahut të ashtuquajtur pacifist të SPD-së dhe të dy janë anëtarë të Komisionit për Politikë të Jashtme të parlamentit gjerman (Bundestag).

«Manifesti» i tyre kritikon qeverinë e kancelarit konservator Friedrich Merz dhe SPD-në, e cila është pjesë e qeverisë. Pra, Mützenich, Stegner dhe të tjerët atakojnë edhe partinë e tyre me kryetarin Lars Klingbeil, i cili ka theksuar se qëndrimi i partisë është se siguria nuk mund të arrihet me Rusinë, por kundër Rusisë. Krerë të SPD-së janë distancuar nga «manifesti», ndërsa në mediat kryesore gjermane është ushtruar kritikë e ashpër. Gazeta konservatore «Frankfurter Allgemeine Zeitung» (FAZ) i ka quajtur nënshkruesit e «manifestit» «pëllumba në portën e ferrit». FAZ shton se refuzimi i këtyre politikanëve për të parë realitetin të lë pa frymë. Kritika e ashpër dhe absurde e politikanëve që akuzohen si «miq të Putinit» u publikua pak ditë para Kongresit të SPD-së dhe para Samitit të NATO-s në Hagë.

Për politikanët në Kosovë, të cilët janë të zënë me intrigat e tyre provinciale, edhe një detaj nga «manifesti» skandaloz i socialdemokratëve gjermanë: nënshkruesit akuzojnë fuqitë perëndimore se me sulmet e NATO-s kundër Serbisë më 1999 e kanë prishur rendin e paqes në Europë. Tri ditë pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës më 2022, kancelari i atëhershëm Olaf Scholz pati thënë se me këtë akt agresioni është prishur në mënyrë fundamentale rendi i paqes në Europë. Antiamerikanët prorusë të SPD-së mendojnë ndryshe dhe pozicionohen si përkrahës të Sllobodan Millosheviqit. Në vitin 2025. – Kur është seanca e ardhshme e Kuvendit të Kosovës? 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

15 September, 2025
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

15 September, 2025
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

15 September, 2025
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result