ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të gjithë pas Fisnik Asllanit: Bayern në “pole position”, e ndjek edhe Barça 9 hours ago
Enver Hoxhaj: Gjykata Speciale ishte kërkesë e partnerëve – nëse nuk e krijonte Kosova, do ta bënte OKB-ja 9 hours ago
Trump lë të hapur mundësinë e mandatit të tretë presidencial, por refuzon kandidimin si zëvendëspresident 9 hours ago
Guvernatori Newsom, kundërshtar i fortë i Trump, konfirmon planet për 2028: Do të shqyrtojë kandidaturën për President 12 hours ago
Stoli i Juventusit, Spalletti është i preferuari 13 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Opinion

Një histori e trishtë emigrimi!

albnews by albnews
28 June, 2023
in Opinion
0
Një histori e trishtë emigrimi!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Dritan Hila

Kjo është një foto e bërë para tre vjetësh te karburanti Kastratit në Kavajë. Ndaloja aty pasi Azemi, kuzhinieri, një vendali, bënte paninet që më kujtonin Italinë. Në një nga ndalesat më tha që kishte mbaruar shkollën e lartë për veteriner bashkë me Bamir Topin. Pastaj kishte ikur në Itali ku kishte mësuar zanatin e gatimit. “Pse u ktheve?”- e pyeta.

RelatedPosts

Asgjë tjetër nuk ka funksionuar – kështu që Starmer dhe Reeves më në fund po tregojnë të vërtetën për Brexit-in

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

Problemet e Princit Andrew do të përkeqësohen edhe më shumë – çfarë makthi për Mbretin Charles

“Kisha prindërit vetëm,”-më tha, “dhe duhej të isha pranë tyre.” U kthye bashkë me gruan dhe fëmijët. Shkonte dhe vinte çdo ditë me këmbë bashkë me gruan te vendi i punës. Kuriozitetit tim se si ia bënte që të nxirrte gatime kaq të mira, më tha që e zgjidhte vetë lëndën e parë, bukën, proshutën, gjithçka nëpër dyqanet e Kavajës dhe Durrësit.

Azemi tani ka ikur. I kërkoi administratorit t’i rriste pagën me 100 mijë lekë të vjetra, d.m.th nga 400 ta bënte 500 pasi jeta ishte shtrenjtuar, fëmijët do të shkonin në shkollë në Tiranë dhe atij nuk i dilte. Përgjigjja ishte “Rri ose ik, këto janë kushtet!”

-”A më ndihmon dot me një vend tjetër?”-më pyeti. Ishte një moment kur jam ndjerë ligsht pasi pashë njeriun e punës të lutej sikur po më kërkonte nder, ndërkohë që ne të gjithë jetojmë në shpatullat e tyre: politikanë, administratë, media.

-”Do përpiqem!”, i thashë. E mora pas ca kohësh për t’i thënë që ende nuk kam bërë gjë pasi nuk kam shumë njohje në Kavajë aq më pak në këtë fushë. Më tha që mos mërzitesha. Pasi Azemi kishte hall mos më kishte bezdisur. Nuk kaloi shumë kohë dhe u ndala rishtas te karburanti. Pyeta për Azemin dhe më thanë që kishte ikur në Itali familjarisht. Më pikoi në zemër.

M’u dhimbs se humbëm një shqiptar të mirë, punëtor e familjar, që nuk i trembej e as zoritej punës. Ia bëmë peshqesh Italisë pasi pronarët shqiptarë janë nga raca e barkthatëve në tru që banojnë në rezervatet e vilave kodrave të Tiranës ku me siguri diskutojnë sesi t’i mbajnë skllevërit me 200€ rrogë, në mënyrë që ata të paguajnë një natë hoteli në Piazza del Popolo në Romë me 1.500€ nata.

Dëshiroj më të mirën për Azemin dhe familjen e tij, pasi e meriton. Dhe uroj që një ditë të kthehet dhe hapë biznesin e tij, ku e siguroj që do më ketë klient të rregullt dhe do t’i bëj gjithmonë publicitet.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të gjithë pas Fisnik Asllanit: Bayern në “pole position”, e ndjek edhe Barça

Të gjithë pas Fisnik Asllanit: Bayern në “pole position”, e ndjek edhe Barça

27 October, 2025
Enver Hoxhaj: Gjykata Speciale ishte kërkesë e partnerëve – nëse nuk e krijonte Kosova, do ta bënte OKB-ja

Enver Hoxhaj: Gjykata Speciale ishte kërkesë e partnerëve – nëse nuk e krijonte Kosova, do ta bënte OKB-ja

27 October, 2025
Trump lë të hapur mundësinë e mandatit të tretë presidencial, por refuzon kandidimin si zëvendëspresident

Trump lë të hapur mundësinë e mandatit të tretë presidencial, por refuzon kandidimin si zëvendëspresident

27 October, 2025
Guvernatori Newsom, kundërshtar i fortë i Trump, konfirmon planet për 2028: Do të shqyrtojë kandidaturën për President

Guvernatori Newsom, kundërshtar i fortë i Trump, konfirmon planet për 2028: Do të shqyrtojë kandidaturën për President

27 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result