Një Hitler, këshilltar bashkiak në Mat

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një Hitler, do të marrë vendime në emër të qytetarëve të Matit. Ai është zgjedhur këshilltar i parlamentit vendor në zgjedhjet e 14 Majit. Hitler Kurti ka bërë fushatë duke marrë edhe besimin e qytetarëve nën siglën e Partisë Fryma e Re Demokratike. Pavarësisht domethënies së emrit të tij, për qytetarët nuk ka pasur ndonjë pengesë për të qenë ai përfaqësuesi i tyre.

Hitler Kurti ka marrë 545 vota ose mbi 4.2% te votave duke fituar kështu edhe mandatin e vetëm nga kjo forcë politike për këshillin. Ai ka lindur në vitin 1996 në Burrel, prindërit e tij, të papenguar nga ndonjë ligj specifik në Gjendjen Civile, vendosën ta quajnë foshnjën e tyre Hitler.

27-vjeçari rezulton pa precedentë penalë, por ai mban emrin e njeriut që sulmoi botën gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe zhduku miliona hebrenj në dhomat e gazit në Gjermani.

Në Shqipëri, në vitin 2002 janë bërë ndryshimet e para në ligjin e Gjendjes Civile të emrave të ndaluar për fëmijët. Por, edhe në këtë listë sanksionesh, emri Hitler nuk rezulton i ndaluar. Bazuar mbi këtë ligj, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar emrin e tij në listën e kandidatëve për këshill bashkiak.

Klan News kërkoi një koment nga Partia Fryma e re Demokratike mbi vendimmarrjen e kandidimit, por nuk pati një reagim.

Në shumë vende të botës, jo vetëm që ky emër është i ndaluar, por askush nuk do të guxonte t’i vendoste emrin një fëmije, emrin e një nazisti që kreu masakrat më çnjerëzore. Megjithatë, në vendlindjen e mbretit Ahmet Zogu i Parë, gjendet një Hitler.

Share This Article