Një i vdekur dhe 13 të plagosur nga një sulm në Arizona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një person u vra dhe 13 u plagosën kur një burrë që voziste një veturë në Arizona qëlloi në disa vende të ndryshme, tha policia të premten pas arrestimit të sulmuesit të dyshuar.

Njeriu ka shumë të ngjarë të ketë qëlluar rastësisht në të paktën tetë vende të ndryshme rreth Phoenix, në një sulm të furishëm që zgjati një orë e gjysmë.

Katër persona u plagosën nga të shtëna me armë, njëri prej të cilëve vdiq dhe nëntë pësuan lëndime të lehta, disa prej të cilave u shkaktuan nga copa qelqi, raporton nbcnews.

I dyshuari u arrestua pasi zjarrfikësit gjetën veturën falë përshkrimit të dëshmitarëve okularë. Njeriu në timon nuk rezistoi gjatë arrestimit gjersa policia gjeti armë në veturën e tij.

Kjo vjen pas një serie të shtënash të fundit në Shtetet e Bashkuara, ku kanë vrarë 279 njerëz që nga fillimi i vitit, sipas të dhënave nga Arkivi i Dhunës me Armë. 

Share This Article