Një i vdekur dhe 20 të lënduar në aksidentin në Gjilan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth 20 persona kanë marrë lëndime dhe një ka vdekur, si pasojë e aksidentit i cili ndodhi sot në Gjilan.

Disa prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkaq deri më tani dihet se një person ka mbetur i vdekur si pasojë e këtij aksidenti.

“Mund të ju konfirmoj se një i vdekur është si pasojë e këtij aksidenti. Ndërkohë që raportohet të jenë diku rreth 20 persona që kanë marrë lëndime trupore”, ka thënë zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Policia dhe ekipet e tjera emergjente janë në vendin e ngjarjes. 

Një kamion dyshohet të ketë qenë shkaktar i aksidentit në qytetin e Gjilanit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply