Një i vdekur dhe 720 raste me Covid-19 sot në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një person ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 720 raste të reja, nga 4,785 të testuar nën dyshimin se janë prekur me koronavirus.

Numri i rasteve aktive ndërkohë, ka shkuar në 5,678.

Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit, në tërë Kosovën janë vaksinuar 5,478 persona. Me dy dozat deri tani janë të vaksinuar 797,226, me tri doza janë 2,182 ndërkaq me doza përforcuese janë 36,925 persona.

Numri i dozave të administruara që nga fillimi i pandemisë është 1,722,864.

Share This Article