Një i vdekur dhe dy të lënduar rëndë pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në New York

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një person ka gjetur vdekjen dhe dy të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident të një aeroplani të vogël në Long Island të dielën pasdite, sipas Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit.

Sipas mediave të huaja, një aeroplan me një motor “Piper PA 28” u rrëzua rreth orës 15:00 ndërsa po i afrohej aeroportit Farmingdale, Nju Jork, thanë autoritetet.

Ai ishte nisur nga aeroporti i East Farmingdale me tre persona në bord, sipas Departamentit të Policisë së Qarkut Suffolk.

Menjëherë pas ngritjes, piloti “lëshoi një sinjal dhe tregoi se kishte tym në kabinë”, citohet të ketë thënë policia e Suffolk.

Dhe sipas policisë, aeroplani u rrëzua pranë Rrugës 5 dhe North Wellwood Avenue në Lindenhurst.

Një person u shpall i vdekur në vendngjarje dhe dy nga pasagjerët u dërguan në spital për trajtim të lëndimeve të rënda, tha policia.

Share This Article