Një stuhi e fuqishme shpërtheu në pjesën qendrore të SHBA-së të premten vonë, duke shkaktuar të paktën 19 tornado në pesë shtete.
Një person vdiq dhe disa të tjerë u lënduan në Monette, Arkansas, pasi një tornado goditi një shtëpi pleqsh, sipas gjykatësit të Qarkut Craighead, Marvin Day.
Zyrtarët lokalë kishin thënë më parë se dy persona vdiqën, por Day tha se mjekësia lokale ka përcaktuar që atëherë kishte vetëm një vdekje.
“Të gjithë janë nxjerrë nga shtëpia e të moshuarve dhe janë llogaritur”, ka thënë kryetari i bashkisë së qytetit Bob Blankenship. “Ne kemi një qendër triazhi të ngritur në shkollën lokale ku njerëzit po trajtohen dhe të tjerët janë transportuar në spitalet lokale”, ka vazhduar ai.
Në Tenesi, disa struktura u dëmtuan dhe një numër i panjohur njerëzish u bllokuan në Samburg, sipas shefit të policisë së qytetit të Unionit, Karl Ullrich.
Tornadot u raportuan në Arkansas, Missouri, Tennessee, Kentucky dhe Illinois, sipas Qendrës së Parashikimit të Stuhive të Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës.
Në përgjithësi, më shumë se 55 milionë njerëz në mbarë vendin ishin në rrezik nga stuhitë e forta të premten.
Nga fillimi i së shtunës, të paktën 157,000 klientë kishin humbur energjinë në gjashtë shtete, sipas poëeroutage.us.

