Një i vdekur në Kosovë nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 68 raste të reja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një person ka vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 në Kosovë. Të hënën, nga testimi i 702 mostrave, 68 kanë rezultuar pozitive, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Sipas njoftimit, 33 persona janë shëruar.

Rastet e reja të sotme janë nga Prishtinë 21 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Klinë, Lipjan, Mitrovicë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri.

Në nivel vendi janë 1231 raste aktive. Deri tash në Kosovë janë regjistruar 16 mijë e 247 raste pozitive, ndërsa kanë vdekur 648 persona. Janë shëruar 14 mijë e 368 persona.

Ndërkaq nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se në spitalet dhe klinikat e Kosovës janë të shtrirë 101 pacientë të konfirmuar me COVID-19.

Share This Article