Një person ka mbetur i vdekur, kurse dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri sonte në fshatin Baks të Skenderajt.
Rastin e rëndë e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana, e cila ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.
“Pas një mosmarrëveshjeje sonte rreth orës 19:00 në fshatin Bask tre persona janë plagosur me armë zjarri. Fatkeqësisht, njëri prej tyre nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë”, tha Pllana.
Ajo tha sende nuk dihen motivet e mosmarrëveshjes që shkaktuan vrasjen një personi dhe plagosja e dy të tjerëve.
Sipas saj, dy të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. /Telegrafi/