Prodhuesi britanik i makinave luksoze, Jaguar, ka prezantuar makinën e re koncept, Type 00, një automjet elektrik që shënon një kapitull të ri për kompaninë, pas një ribrandimi që ka ngjallur shumë debat.
Automjeti u prezantua në dy ngjyra, Miami Pink dhe London Blue. Jaguar shpjegoi se e para reflekton ndikimin Art Deco të qytetit amerikan, ndërsa e dyta nderon trashëgiminë britanike.
Edhe pse Type 00 është vetëm një koncept dhe nuk do të hyjë në prodhim, ai ka ndarë opinione të ndryshme në internet. Një përdorues në platformën X (ish-Twitter) e përshkroi makinën si “të hijshme”, ndërsa një tjetër komentoi: “00 është numri që do e shisni? Shumë e shëmtuar”.
Ky prezantim është pjesë e vizionit të Jaguar për t’u bërë një markë vetëm elektrike, e përqendruar në luksi, por transformimi përfshin edhe një qasje të re të tërësishme për markën.
Në nëntor, Jaguar zbuloi një identitet të ri, duke përfshirë një logo moderne por zëvendësimi i sa me një shenjë të re, kanë ngjallur kritika nga tradicionalistët.