Një javë nga vendosja e ligjit të maskave, Vasili: Janë rritur rastet me 48%, i çmenduri të kthejë gjobat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dita e sotme shënon një javë që nga hyrja në fuqi e ligjit të maskave edhe në ambiente të hapura.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka deklaruar se rastet pas një javë të vendosjes së ligjit, janë rritur ndjeshëm me 48%, teksa ka rikujtuar mendimin e tij se kjo mënyrë nuk është funksionale.

” Pikerisht ne date 14 tetor, nje jave me pare, shenoheshin 203 raste te reja.

Ndersa pas nje jave te detyrimit te maskave e mijra gjobave, rastet kane arritur deri ne 301 raste te reja.

Rritja shkon deri ne 48% !!

Ju thame qarte se maska eshte vetem masa e fundit dhe ka Zero vlere.

Pa testim,gjurmim trajtim, distancim fizik, dezinfektim te gjere dhe pa eficencen maksimale te mjekut te familjes dhe dekoncentrimit te trajtimit drejt spitaleve rajonale maska ishte thjesht maske per te fshehur mosmarrjen e ketyre masave fondamentale”, shkruan Vasili.

Ish-deputeti i LSI ka vijuar më tej duke thënë se duhet t’i kthehen gjobat qytetarëve.

“I çmenduri tu ktheje parate e gjobave mijra qytetareve, qe i denoi cmendurisht per maskat!”

Share This Article