“Një këmbim me “ klering” për në burg”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Myslym Murrizi

Dje per bablokun pati një këmbim me “ klering” për në burg

U lirua kampioni dhe u arrestua një nga nën kampionet e çdo ministrie

Pra doli Tahiri e hyri Joana Duro e ministrisë së shëndetësisë

Joana është e dyta sekretare e përgjithëshme e ministrive që arrestohet pas Arlind Gjokutaj të ministrisë së financave

Në fakt sekretari i përgjithshëm i çdo ministrie apo i çdo institucioni është dhe autoriteti kontraktor që vlerëson çdo tender që zhvillon institucioni dhe pasi bindet në ligjshmëri dhe rregullsinë e tenderit, lidh përfundimisht kontratën me firmën fituese

Po çfare ndodhi me SPAKUN kur drejtohej nga enveristi Kraja në rastin e tenderit të uniformave të policisë që nuk ju prek asnjë fije floku sekretarit të përgjithshëm të kësaj ministrie!?

Dhe sipas vendimeve të formës së prerë të gjykatave vjedhja ishte rreth 11 milion euro

Po me sekretarin e përgjithshëm të Kryeministrisë që para pak ditësh firmosi 3.2 milion euro për kompaninë “ fituese” që do të ndërtojë një “ kopësht” me lule brenda oborrit të kryeministrisë, pse nuk hetohet ?

Nisur nga “fakti” që babloku i shet pasi nuk i duhen më dhe bën sikur është“ parimor” dhe nuk mbron askënd atëherë kam një pyetje??

Pas Joanës dje kush mund ta këtë radhën sot ose këto ditë?

Kush nuk i duhet dhe nuk i hyn më në punë bablokut?

Që të qetësohet pak edhe Zj Kim që ishte “mërzitur” shumë dje që ja kishte dhjerë kaq keq një gjyqtare që sapo kishte kaluar vetingun liroi Tahirin, babloku duhet të shesi një tjetër ose të bëj kurban dikë që nuk i vlem më.

Kush e gjen se kë do çoj në burg babloku këto ditë do fitoj një drekë dhe do këtë si meze gjelin që theri Zj Kim në Tropojë

I vogël duket si “shpërblim” por ama është gjel që është therur nga vetë Zj Kim e ka vlera të rralla.

Share This Article