Një kompani në Britani paguan rreth 9,000 euro nëse qeni dhe pronari i tij bëhen vegan për tre muaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dëshironi të fitoni 9,015 € duke shpëtuar planetin? Po, është e vërtetë. OMNI, një kompani ushqimore për qen me bazë bimore, po kërkon në Britani një çift të tillë që pranon të heqë dorë nga të gjitha produktet me bazë shtazore për tre muaj

Kandidati (njerëzor) do të duhet të regjistrojë përvojën e tij, dhe të kafshës shtëpiake, duke monitoruar shëndetin, nivelet e energjisë dhe sjelljen e tyre.

Një kompani në Britani paguan rreth 9,000 euro nëse qeni dhe

Në këmbim, aplikanti i suksesshëm do të marrë 2,500 £ (3,005 €) në muaj, së bashku me një furnizim tre mujor me ushqim vegan për qen. Kompania kërkon informacion të detajuar në lidhje me përvojën e pjesëmarrësve. Në përshkrimin e punës shpjegohet se “një pyetësor javor do të ofrohet për të dhënë komente mbi faktorë të tillë si shëndeti, nivelet e energjisë, sjellja, lëvizjet e zorrëve, modeli i gjumit dhe atributet fizike si pesha, lëkura dhe gjendja e flokëve/qimeve”.

Një kompani në Britani paguan rreth 9,000 euro nëse qeni dhe

Për qenin e përzgjedhur, ka edhe një premtim për lodra dhe ushqime vegane për kontributin në projekt. Aplikimet mbyllen më 31 janar.

Share This Article