Një koncert- tre dirigjentë, shkëlqen maestro shqiptar Bujar Llapaj

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

British Columbia- Kanada

Është mbajtur gjatë fundjavës në katedralen Christ Church të Vancouver koncerti i parë simfonik mbi kryeveprat botërore të kompozitorëve klasikë Ludwig van Beethoven dhe Johannes Brahms.

Orkestra Simfonike e Bregut Perëndimor (West Coast Symphon) shkëlqeu duke prezantuar një shfaqje cilësore të repertorit orkestral për audiencën në gjithë provincën e British Columbia.

Nën dirigjimin kryesor të maestros shqiptar Bujar Llapaj, eventi prezantoi për publikun pjesë të përzgjedhura nga klasikët botërorë. Në bashkëpunim me dirigjentët e huaj Nicholas Urquhart dhe Bryan Deans, eventi muzikor u ndoq masivisht nga të gjithë adhuruesit e muzikës klasike. 

Beethoven dhe Brahms mbeten kompozitorët më të admiruar në historinë e muzikës perëndimore; veprat e të cilëve renditen ndër më të interpretuarat e repertorit klasik.

Dirigjenti shqiptar, fitues i mjaft çmimeve, është një figurë e shquar në skenën e muzikës klasike ballkanike.  Pas formimit të tij artistik pranë  Akademisë së Arteve në Tiranë dhe Konservatorit Kombëtar de Rueil Malmaison në Francë, ai u emërua si dirigjent kryesor i Orkestrës Simfonike të Bregut Perëndimor në vitin 2008. Llapaj ka drejtuar koncerte në të gjithë Evropën dhe ai ende është pjesë e mjaft eventeve të të njëjtës natyre si dirigjent i ftuar.

Maestro Llapaj njihet si një dirigjent emocionues, karizmatik, dhe i durueshëm. Strategjitë e tij janë mjaft efektive si për muzikantët profesionistë ashtu edhe për ato amatorë.

Share This Article