Një kopje e Kushtetutës amerikane shitet 43 milionë dollarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një botim jashtëzakonisht i rrallë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i miratuar në 1787, u shit në ankand për 43,2 milionë dollarë në Nju Jork, theksoi shtëpia e ankandeve Sotheby’s.

Organizatorët e ankandit kishin vlerësuar se dokumenti do të vlerësohej 15 000-20 000 dollarë.

Identiteti i blerësit mbeti i panjohur.

Sipas Sotheby’s, dokumenti është një nga vetëm 13 kopjet e mbijetuara të shtypura për Konventën Kushtetuese të vitit 1787 që iu shpërndanë delegatëve të Konventës dhe një nga vetëm dy kopjet në pronësi private.

Share This Article