ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Fitch rrit vlerësimin e Greqisë për shkak të një pozicioni të fortë fiskal 39 minutes ago
Trump blen të paktën 82 milionë dollarë në obligacione që nga fundi i gushtit, tregojnë zbulimet 43 minutes ago
Brenda fabrikës ‘sekrete’ të kanabisit medicinal prej 10 milionë funtesh në Mbretërinë e Bashkuar 51 minutes ago
Mijëra persona protestojnë kundër qeverisë në Meksikë, përleshjet lënë 120 të plagosur 58 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 1 hour ago
Next
Prev
Home Bota

Një krim që nuk mbahet në mend në Mal të Zi – si rrodhi ngjarja ku mbetën të vdekur 11 persona

albnews by albnews
13 August, 2022
in Bota
0
Një krim që nuk mbahet në mend në Mal të Zi – si rrodhi ngjarja ku mbetën të vdekur 11 persona
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Vuk Boriloviq (34) nga Cetinja dje ka vrarë dhjetë bashkëqytetarë dhe ka plagosur gjashtë në qendër të Prijestonicës, Malit të Zi.

Gjatë dramës së përgjakshme në të cilën vrau edhe dy fëmijë të mitur, Boriloviqi qëlloi me pushkë gjuetie fqinjët, shërbimet e urgjencës mjekësore, pjesëtarët e policisë dhe kalimtarët.

RelatedPosts

Trump blen të paktën 82 milionë dollarë në obligacione që nga fundi i gushtit, tregojnë zbulimet

Mijëra persona protestojnë kundër qeverisë në Meksikë, përleshjet lënë 120 të plagosur

Mediat ruse zbulojnë: Putini lidhje sekrete me konkurrenten e konkursit të bukurisë

Sipas pretendimeve të autoriteteve, gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, ai është qëlluar për vdekje nga shtetasi N.K.

Më parë, Boriloviq refuzoi të dorëzohej tek autoritetet e zbatimit të ligjit, edhe pse ishte i rrethuar, raporton vijesti.me.

Trupi i tij është dërguar për mbrëmë ne morg dhe sipas informacioneve jozyrtare ai ka plagë të shumta me armë zjarri. Është thënë se ekspertët do të përcaktojnë se si ka vdekur dhe nëse është qëlluar nga një armë e vetme.

Sipas të dhënave zyrtare, Boriloviqi ka nisur krimin duke hyrë në banesën e qiramarrësve të tij rreth orës 15:30 dhe ka vrarë në derë njëmbëdhjetë vjeçarin M, pastaj vëllanë e tij tre vjet më të vogël, dhe më pas ka qëlluar nënën e tyre – Natasha Pajoviq Martinoviq.

Pasi i ka vrarë, ka telefonuar babanë e fëmijëve dhe bashkëshortin e Natashas, Millosh Martinoviqin. “Unë e kam vrarë familjen tënde”, thonë bashkëbiseduesit e Vijestit nga Policia.

Në 45 minutat e ardhshme, në një distancë totale prej 80 metrash nga shtëpia e tij, ai vrau shtatë persona të tjerë dhe ka plagosur gjashtë të tjerë.

Autoritetet shpjeguan se pas vrasjes së Martinoviqit, ai hyri në shtëpinë e fqinjit ku vrau bashkëqytetarët e moshuar – Danijela dhe Dimitrije Drecun dhe plagosi rëndë nipin e tyre Aleksandar Drecun (32). Në prag të asaj shtëpie ka vrarë edhe djalin e tyre, Rajko Drecun (56), i cili ka vrapuar drejt shtëpisë kur ka dëgjuar të shtënat.

Boriloviq vrau edhe fqinjin e tij, Milan Mitroviq (37), e më pas dajën e tij, Goran Gjurishiq (54), dhe më pas, duke zbritur në rrugë, vrau fqinjët Aleksandra (52) dhe Danijela Radunoviq (51).

Vijestit u tha se Boriloviq, i rrethuar me fishekë dhe një pushkë në dorë, u kthye në drejtim të shtëpisë së fqinjit të tij, I.J. dhe e ftoi të dilte jashtë.

Ai plagosi edhe katër fqinjë të tjerë-Slavica Zviter, Filip Gjurkoviq, Mileva Ramadanoviq dhe Darinka Çelebiq, si dhe polici Ljubisha Maksimoviq, i cili po përpiqej ta nënshtronte në tokë.

Ndërkohë, Qendra Klinike e Malit të Zi bëri të ditur mbrëmë se tre nga të plagosurit janë operuar dhe janë vendosur në Repartin e Mjekimit Intensiv.

Autoritetet nuk zbuluan detajet dhe motivet që e shtynë Boriloviqin të kryente aktin brutal.

Drejtori i Administratës Policore (UP), Zoran Brgjanin, ka njoftuar mbrëmë vonë se, sipas rrethanave të njohura, Boriloviq rreth orës 15:30 ka vrarë viktimat e para-Martinoviqët.

https://youtube.com/watch?v=qWdDu2c8szQ%3Ffeature%3Doembed

“Ai ka qëlluar mbi një familje, anëtarët e së cilës qëndronin në banesat e tij si qiramarrës në vendbanimin Medovina. Me atë rast, duke përdorur armën e zjarrit, pushkën e gjuetisë, ai u ka marrë jetën dy fëmijëve, njëri tetë dhe tjetri njëmbëdhjetë vjeç dhe ka plagosur nënën e tyre, e cila vdiq në një institucion mjekësor. Më pas ka dalë dhe me të njëjtën armë zjarri ka qëlluar në drejtim të banorëve të këtij vendbanimi, duke vrarë shtatë persona të tjerë dhe duke plagosur gjashtë”, njoftoi policia.

Ushtruesi i detyrës së prokurores supreme të shtetit, Maja Jovanoviq, ka njoftuar se në Cetinje ka ndodhur një tragjedi për mbarë shoqërinë dhe se kanë nisur hetimet në lidhje me krimin që nuk mbahet në mend në shtetin malazez.

“Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave, për të gjithë banorët e Cetinjës dhe qytetarët e Malit të Zi”, tha Jovanoviq.

Ndryshe, Qeveria e udhëhequr prej kryeministrit Dritan Abazoviq ka shpallur tre ditë zie. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Fitch rrit vlerësimin e Greqisë për shkak të një pozicioni të fortë fiskal

Fitch rrit vlerësimin e Greqisë për shkak të një pozicioni të fortë fiskal

16 November, 2025
Trump blen të paktën 82 milionë dollarë në obligacione që nga fundi i gushtit, tregojnë zbulimet

Trump blen të paktën 82 milionë dollarë në obligacione që nga fundi i gushtit, tregojnë zbulimet

16 November, 2025
Brenda fabrikës ‘sekrete’ të kanabisit medicinal prej 10 milionë funtesh në Mbretërinë e Bashkuar

Brenda fabrikës ‘sekrete’ të kanabisit medicinal prej 10 milionë funtesh në Mbretërinë e Bashkuar

16 November, 2025
Mijëra persona protestojnë kundër qeverisë në Meksikë, përleshjet lënë 120 të plagosur

Mijëra persona protestojnë kundër qeverisë në Meksikë, përleshjet lënë 120 të plagosur

16 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result