ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shok në tempull/ Gruaja zgjohet në arkivol pak para se ta digjnin (VIDEO) 4 minutes ago
Vitamina D2 dhe Vitamina D3/ Cili është ndryshimi mes tyre dhe cila konsiderohet “më e mira”?! 7 minutes ago
Truri kalon nëpër pesë faza gjatë jetës së njeriut 9 minutes ago
Gara për drejtues të SPAK/ Më 11 dhjetor, KLP pritet të dëgjojë 4 kandidatët  11 minutes ago
Vizita e Dumanit në Bruksel, SPAK ndërton ura bashkëpunimi me BE-në dhe Amerikën Latine 18 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

“Një krizë e nisur diku larg”: Ja si vdiq Ëndrra Amerikane

albnews by albnews
22 April, 2022
in Bota
0
“Një krizë e nisur diku larg”: Ja si vdiq Ëndrra Amerikane
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Roberto Vivaldelli

Nga Depresioni i Madh dhe deri më sot, letërsia dhe kinematografia amerikane, janë të mbushura me referenca ndaj të ashtuquajturës “Ëndrra Amerikane”. Por cila është në fakt “Ëndrra Amerikane”? Sipas Institutit Bush, në imagjinatën kolektive, Ëndrra Amerikane përputhet me lëvizshmërinë sociale në rritje, ose “njeriun e vetë-bërë, me Amerikën si një tokë e mundësive për emigrantët”.

RelatedPosts

Shok në tempull/ Gruaja zgjohet në arkivol pak para se ta digjnin (VIDEO)

Vizita e Dumanit në Bruksel, SPAK ndërton ura bashkëpunimi me BE-në dhe Amerikën Latine

Shkatërrohet grupi kriminal shqiptar që bashkëpunonte me “Ndragheta” dhe “Kamorra”

Një vend ku të gjithë, edhe ata që ia nisin nga e para, mund të jenë të suksesshëm. Për Fjalorin Anglisht të Okfordit, Ëndrra Amerikane përfaqëson idealin sipas të cilit çdo qytetar i Shteteve të Bashkuara “duhet të ketë një mundësi të barabartë për të arritur sukses dhe prosperitet përmes punës së palodhur, vendosmërisë dhe iniciativës”.

Në librin e tij “Etika protestante dhe fryma e kapitalizmit”, sociologu gjerman Mak Veberargumenton se kapitalizmi lindi nga doktrina kalviniste, teksa dinamizmi në ndjekjen e profesionit të dikujt, prodhoi një përkushtim më të madh ndaj punës, dhe ishte shenja e të qenit i paracaktuar për shpëtimin e shpirtit.

Por për historianin Xhejms Adams, Ëndrra Amerikane nuk ishte vetëm një çështje e suksesit material. Ajo është diçka metafizike. Për Adams, lavdërimi i kapitalizmit përfaqësonte dështimin e “Ëndrrës Amerikane për një jetë më të mirë, më të begatë dhe më të lumtur për të gjithë qytetarët tanë të të gjitha sferave të jetës”.

“Ëndrra Amerikane nuk ishte vetëm ambicia për të pasur makina dhe paga më të larta, por  ëndrra e një rendi shoqëror, në të cilin çdo burrë dhe grua mund të arrijnë vetëdijen më të plotë se është i aftë, dhe të njihet nga të tjerët për atë që është, pavarësisht nga rrethanat e rastësishme të lindjes apo të pozitës sociale”- thotë Adams.

Ishte i njëjti koncept që dr.Martin Luter King Xhunior, evokoi gjatë luftës për të drejtat civile në vitin 1963, kur tha:”Unë kam një ëndërr, që një ditë 4 fëmijët e mi të vegjël do të jetojnë në një komb, ku nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga cilësitë e karakterit të tyre. Unë kam sot një ëndërr!”. Megjithatë, ajo ëndërr duket se nuk ekziston më.

Perëndimi i Ëndrrës Amerikane

Amerika është padyshim vendi i mundësive, i njeriut të vetë-bërë, i pasardhësve, i festave ekskluzive në Manhatan, i revolucionit të parë rok të Elvis Preslit dhe i ëndrrës hipi të Udstokut të vitit 1969, i lirisë si vlerë themelore, i një demokracie, me kufizimet e saj të theksuara tashmë nga Tokëvili, që përfaqëson ende një model për shumë njerëz, dhe është një “yll polar” i të ashtuquajturës botë “perëndimore”.

Por nga ana tjetër është edhe vendi i pabarazive të mëdha sociale, vendi i miliona të varfërve dhe të pastrehëve, dhe i kontradiktave më të thella. Ku jo të gjithë kanë të njëjtat mundësi për të qenë të suksesshëm, dhe ku ata që janë të pasur po bëhen gjithnjë e më të pasur.

Në fakt ashensori social, ka kohë që është bllokuar. Vetë Barak Obama, në fjalimin e tij të vitit 2014 për Gjendjen e Shtetit, e pranoi se “globalizimi e ka varfëruar klasën e mesme dhe ka pasuruar vetëm një pakicë amerikanësh, duke krijuar një humnerë midis elitës dhe popullit”.

Sipas të dhënave të fundit, shkalla zyrtare e varfërisë në vitin 2020 ishte 11.4 për qind, pra 1për qind më e lartë krahasuar me 10.5 për qind në vitin 2019. Kjo do të thotë se në vitin 2020 kishte 37.2 milionë njerëz të varfër, rreth 3.3 milionë më shumë sesa në vitin 2019. Ndërkohë, miliarderët amerikanë, janë bërë gjithnjë e më të pasur. Vlera neto e miliarderëve të vendit, sipas një raporti të Institutit për Studime Politike u rrit me 1.1 trilion dollarë vitin e kaluar. Sipas raportit, bazuar në të dhënat e revistës “Forbes”, pasuria e marrë së bashku e660 miliarderëve amerikanë që nga 18 janari 2021, ishte rritur në 4.1 trilion dollarë, dhe përfaqëson një rritje prej 38.6 për qind mbi vlerën e tyre kolektive në mesin e marsit 2020.

Mesatarisht, pasuria e 15 miliarderëve më të pasur në SHBA u rrit me 58.7 për qind, ndërsa disa si Elon Musk, përjetuan një rritje me më shumë se 500 për qind të pasurisë së tyre.

Në fillim të pandemisë, në Shtetet e Bashkuara kishte 614 miliarderë. Tani ka 660, pra janështuar 46 miliarderë të rinj. Por nuk është vetëm çështja sociale dhe ekonomike, ajo që e vë në pikëpyetje Ëndrrën Amerikane.

Edhe politika po i ndan gjithnjë e më shumë njerëzit. Me ngritjen e politikës së identitetit, opinioni publik është bërë gjithnjë e më i polarizuar midis progresistëve të fiksuar pas pakicave dhe ultra-konservatorëve. Vrasja e Xhorxh Floid dhe protestat e dhunshme anti–raciste, si dhe sulmi ndaj Kapitolit më 6 janar 2021, janë simptomë e një shoqërie të atomizuar, gjithnjë e më shumë në një krizë identiteti.

Anët e errëta të Ëndrrës Amerikane, të përshkruara në filma, libra dhe muzikë

Përgjatë dekadave, veprat e mëdha letrare dhe kinematografike kanë treguar kontradiktat dhe anët e errëta të Ëndrrës Amerikane. Ndër veprat më të famshme është sigurisht “Scarface” (Njeriu me shenjë), një film i vitit 1983 me regjinë e Brajan De Palma dhe skenar të OliverStoun, një ribërje e filmit artistik të vitit 1932 me të njëjtin titull me regjinë e Hauard Houks.

Në atë film protagonisti, emigranti kuban Toni Montana, mishëron nuancën më anarkike të Ëndrrës Amerikane. Ai nuk kërkon lirinë në kuptimin komunitar dhe civil, por një liri individuale që e lejon të veprojë i pa shqetësuar. Është kuptimi tipik i lirisë nga ata që janë tështypur, pra nga ata që kanë një karakter shumë të fortë pavarësisht se janë kufizuar nga një sistem.

Dhe nëse në letërsi miti i Ëndrrës Amerikane është eksploruar nga Frensis Skot Ficxherald, autor i librit “Getbsi i Madh” dhe nga Xhek Keruak me librin “Në rrugë”, deri tek shkrimtarët bashkëkohorë si Bret Elis dhe Çak Palahniuk, edhe bota e muzikës është shumë e pasur me referenca mbi Ëndrrën Amerikane dhe anët e saj më të errëta.

Në këtë kuadër është e pamundur të mos përmendim këngët e Brus Springstin, duke filluar me të famshmen “Born in the USA”, një këngë që nuk është aspak patriotike. “Lindur në një qytet të vdekurish/Shkelmi i parë që mora ishte sapo erdha në këtë botë/Përfundon si një qen që është keqtrajtuar për një kohë të gjatë/Derisa e kalon gjysmën e jetës duke kërkuar strehim”. Kjo këngë rrëfen dramën dhe dështimin e Luftës së Vietnamit. Fliste mbi një  mit që ishte që në atë kohë në një krizë të thellë. /

“Il Giornale” – Bota.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shok në tempull/ Gruaja zgjohet në arkivol pak para se ta digjnin (VIDEO)

Shok në tempull/ Gruaja zgjohet në arkivol pak para se ta digjnin (VIDEO)

26 November, 2025
Vitamina D2 dhe Vitamina D3/ Cili është ndryshimi mes tyre dhe cila konsiderohet “më e mira”?!

Vitamina D2 dhe Vitamina D3/ Cili është ndryshimi mes tyre dhe cila konsiderohet “më e mira”?!

26 November, 2025
Truri kalon nëpër pesë faza gjatë jetës së njeriut

Truri kalon nëpër pesë faza gjatë jetës së njeriut

26 November, 2025
Gara për drejtues të SPAK/ Më 11 dhjetor, KLP pritet të dëgjojë 4 kandidatët 

Gara për drejtues të SPAK/ Më 11 dhjetor, KLP pritet të dëgjojë 4 kandidatët 

26 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result