“Një makinë erdhi pas nesh, nisën të shtënat dhe…”- Në automjet me Rrumin e Shijakut kur iu bë atentat, Arjan Ndoj rrëfen njohjen me personazhin e krimit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-prokurori Arjan Ndoj ka rrëfyer njohjen me Pëllumb Muharremin, personazhin e krimit të njohur me nofkën Rrumi i Shijakut, me të cilin ndodhej në automjet ditën kur i bënë atentat, më 1 nëntor 2019 në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.

Në gjyqin ndaj organizatorit të dyshuar Plarent Dervishaj, ish-prokurori tregoi se Aleksandër Lahon e ka njohur në vitin 2005 kur ishte avokat.

Ai theksoi se bëhej fjalë për një çështje ku ishte plagosur një shtetas dhe se kanë pasur më pas marrëdhënie disavjeçare shoqërore me njëri-tjetrin.

Arjan Ndoj tregoi se në momentin e atentatit një makinë u ka ardhur nga pas dhe ka nisur të qëllojë. Më pas, atentatorët kanë ardhur në krahun e pasagjerit ku ai ishte i ulur duke qëlluar me plumba.

Si pasojë e atenatit mafioz humbi jetën shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku.

Ish-prokurori Arjan Ndoj: Aleksandër Lahon e kam njohur në 2005, isha avokat, ishte plagosur një shtetas. Marrëdhënie disavjeçare, janë marrëdhënie shoqërore, nuk janë me status të veçantë. Më kishin ftuar, shkova.

Në momentin e atenatit, ishte një makinë pas nesh, unë i kam parë në video, se me sy jo. Mjeti erdhi nga pas, nisën të shtënat mbrapa pastaj doli në krahun tim dhe ka gjuajtur. Shoferi i ndjerë, rriti shpejtësinë dhe ngadalësoi kohën. Në momentin e ngjarjes nuk e sheh dot kush të gjuan.

Share This Article