Një video shqetësuese vjen nga Meksika, ku shihen anëtarët e një karteli droge që ekzekutojnë në murin e një shtëpie 17 persona, të cilët ktheheshin nga një varrim.
Viktimat shihen teksa rreshtohen në murin e banesës njëri pas tjetrit, me duart lart, përpara se të masakroheshin me gjakftohtësi nga personat e armatosur, të cilët i qëlluan me armë të kalibrit të ndryshëm.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në qytetin e San Jose de Gracia, në shtetin Michoacan, atje ku operon dhe karteli i drogës Jalisco New Generation.
Videoja u filmua nga një rezident, emri i të cilit nuk bëhet me dije për motive sigurie.