Një miliard dollarë për raketa për rritjen e mbrojtjes në Austri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Australia zbuloi një planin e partneritetit me një prodhues global të armëve për ndërtimin e raketave të veta për të rritur aftësitë mbrojtëse të vendit.

Kryeministri Scott Morrison njoftoi krijimin e përshpejtuar të një biznesi australian të armëve të financuar me një miliard dollarë (760 milion dollarë amerikanë).

”Ai do të mbështesë prodhimin e raketave dhe armëve për ushtrinë australiane”, tha zyra e Morrison në një deklaratë.

Departamenti i Mbrojtjes po kërkon një partner industrial për të drejtuar një strukturë të re për prodhimin e armëve në emër të qeverisë.

Kryeministri Morrison theksoi se ”ishte thelbësore të krijohej kapacitet sovran në tokën australiane”.

“Siç ka treguar pandemia Covid-19, të kesh kapacitet për vetëmjaftueshmëri, qoftë zhvillimin e vaksinave apo mbrojtjen e Australisë, është jetike për të përmbushur nevojat tona në një mjedis global në ndryshim”, tha Morrison.

Share This Article