Një milion dollarë dëm, pastruesi fik frigoriferin dhe “hedh në erë” punën kërkimore 25-vjeçare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për shkak të një zhurme të bezdisshme që vinte nga një frigorifer, një pastrues në Institutin Politeknik Rensselaer në Troy të SHBA, vendosi të fikte pajisjen duke shkaktuar dëme në një milion dollarë. Brenda ngrirësit ishin ruajtur mikroorganizmat e një pune kërkimore 25-vjeçare mbi fotosintezën.

Në shtator 2020, burri po pastronte laboratorin, por i mërzitur nga zhurma e vazhdueshme e shkaktuar nga ngrirësi, ai vendosi ta fikte atë. Kjo e solli temperaturën e frigoriferit nga -80° në -30°  dhe shkatërroi plotësisht materialin brenda. Dëmet e vlerësuara janë rreth një milion dollarë, të kërkuara si kompensim nga punonjësi i Daigle Cleaning Services, pas ankesës në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut.

 Avokati i universitetit për “Times Union”, komentoi ashpër duke u shprehu se “sjellja dhe neglizhenca e njerëzve fshinë 25 vite kërkime”.

“Burri thjesht donte të çaktivizonte sinjalin e pakëndshëm akustik, pavarësisht se në derën e ngrirësit ishte shpjeguar se çfarë e shkaktonte zhurmën dhe të gjitha udhëzimet se si ta heshte”.

Share This Article