“Një milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij me lojërat e fatit.

Në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania ai tregoi se, Ervis Martinaj bënte mbi një milion euron xhiro në ditë, fitime që u rritën edhe më shumë me mbylljen e lojërave të fatit dhe kalimit të tyre në të zezë.

“Lojërat e fatit u mbyllën që të mos shkonin në anë e gabuar politike, dhe tashmë po tentohet të kthehen, pasi shteti humb miliona me lojërat e fatit që vijojnë në të zezë”, tha ai.

Dervishi tregoi se Martinaj gjatë kohës që ishte në aktivitet ka lënë shumë pak foto, dhe tani po dalin pasi është kuptuar se çdo gjë që ka lidhje me këtë personazh kërkohet nga publiku.

Share This Article