Një minutë heshtje dhe qirinj në nderim të punëtorëve shëndetësorë që vdiqën nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Para Emergjencës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe institucioneve të tjera shëndetësore në vend, sonte në orën 21:00 janë fikur dritat dhe janë ndezur qirinj të shumtë në nderim të profesionistëve shëndetësorë që vdiqën si pasojë e COVID-19.

Sot, Oda e Profesionistëve Shëndetësorë kërkoi edhe nga qytetarët që në këtë termin për nderim të jetëve të humbura të profesionistëve shëndetësorë t’i fikin dritat për një minutë heshtje.

Thirrjes iu bashkuan edhe udhëheqësit e institucioneve shëndetësorë.

“Si Ministri e Shëndetësisë shprehim konsideratën për punën, përkushtimin e tyre gjatë gjithë jetës në shërbim të qytetarëve të Kosovës me ruajtjen e shëndetit të tyre, por fatkeqësisht 13 nga ta pësuan nga virusi COVID-19 dhe ne sot ndajmë dhimbjen por njëherësh krenarinë për punën dhe përkushtimin e tyre, sidomos gjatë kësaj faze kur po përballemi ne dhe gjithë globi në luftimin e kësaj pandemie”, tha ministri Armend Zemaj.

Mbi 12.000 persona në Kosovë janë prekur me COVID-19, prej tyre mbi 1200 janë profesionistë shëndetësorë.

Share This Article