Asistenti i shërbimit të hotelierisë në Pallatin Buckingham, Adamo Kanto pranoi se vodhi medalje dhe fotografi nga rezidenca e mbretëreshës britanike.
Shërbyesi 37-vjeçar pranoi fajësinë për tri akuza të vjedhjes midis 11 nëntorit 2019 dhe 7 gusht 2020, në Gjykatën e Kundërvajtjes në Westminster, raportoi bbc.
Policia gjeti një sasi të konsiderueshme sendesh të vjedhura në dhomat e tij në Royal Mevs, në Pallatin Buckingham, transmeton Telegrafi.
Kant, nga Scarborough, North Yorkshire, do të dënohet në gjykatën Southwark Crown.
Gjatë pandemisë COVID-19, roli i Kant iu ndryshua në pastrues, prandaj kishte qasje në zyra dhe ambiente të tjera, në të cilat zakonisht nuk kishte qasje, tha gjykata.
Disa sende të vjedhura me vlerë 10-100 mijë euro janë nxjerrë në shitje në eBay, tha prokurori Simon Moghan.
Një total prej 37 artikujsh u ofruan për shitje shumë më pak se vlera e tyre reale në eBay, tha Moghan, dhe Kanto fitoi 77 mijë euro.