ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mori 16-vjeçaren si grua të katërt dhe kreu marrëdhënie intime me të, dënohet me 15 muaj burg mjeku kirurg Dervish Hasi 44 seconds ago
Operacioni ‘rrufe’ në Elbasan! Persona me rrezikshmëri të lartë dhe me precedent kriminal penal, policia jep detaje mbi 14 të arrestuarit 3 minutes ago
“Do ta shohësh çfarë do të ndodhë”, media britanike: Trump përplaset me Macron 5 minutes ago
Dalin pamjet kur forcat RENEA prangosin Aldo Avdylajn brenda banesës ku fshihej 8 minutes ago
Raporti ‘nxin’ Tiranën: Kryeqyteti më i ndotur dhe më i shtrenjtë! Prishtina përpara në çdo aspekt 25 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Një në shtatë shpikje në Gjermani vjen nga emigrantët

albnews by albnews
14 October, 2025
in Bota
0
Një në shtatë shpikje në Gjermani vjen nga emigrantët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sipas Institutit të Ekonomisë Gjermane (IW), një numër gjithnjë e në rritje i patentave në Gjermanivijnë nga njerëz me rrënjë të huaja. Në vitin 2022, afërsisht një në shtatë aplikime për patentë u paraqitën prej tyre (14%), raportuan studiuesit të hënën (13.10).

Në vitin 2000, ishte vetëm një në njëzet (4.9%). Prandaj, emigrantët janë “gjithnjë e më të rëndësishëm” për ekonominë gjermane, shpjegoi IW.

RelatedPosts

“Do ta shohësh çfarë do të ndodhë”, media britanike: Trump përplaset me Macron

Venezuela mbyll ambasadën në Norvegji pas çmimit Nobel për liderin e opozitës

Shefi i NATO-s bën shaka për nëndetësen ruse që “çalon”

Evropa Lindore dhe Jugore kryesojnë
Për studimin, IW i grupoi emrat e të gjithë shpikësve që nga viti 2000 në njërën nga 24 zonat gjuhësore. Në këtë mënyrë, “rajoni i origjinës së individit në fjalë mund të përcaktohet me gjasa të mëdha”.

Sipas studimit, shpikësit nga Evropa Lindore dhe Juglindore kontribuojnë më shumë në regjistrimet e patentave në Gjermani, me një pjesëmarrje prej gati 3%. Në vendin e dytë janë zonat gjuhësore të Evropës Jugore dhe Amerikës Latine.

Në vendin e tretë është hapësira arabe, përfshirë Turqinë, me rreth 2%. Pjesëmarrja e saj është katërfishuar që nga viti 2000. Rritja është veçanërisht e fortë midis njerëzve me origjinë indiane: që nga fillimi i mijëvjeçarit, regjistrimet e patentave prej tyre janë rritur dymbëdhjetëfish, duke arritur aktualisht në 1.2%.

“Nevojiten procedura të shpejta dhe jo burokratike”

“Sukseset në Indi tregojnë si duhet vepruar, edhe në vende të tjera me një nivel të lartë arsimimi dhe një shoqëri të re, që, në koordinim me vendin përkatës të origjinës, të tërhiqen gjithnjë e më shumë studiues dhe profesionistë të kualifikuar”, thuhet në studim. Megjithatë, vetëm përpjekjet për rekrutim dhe informim nuk janë të mjaftueshme.

Ashtu si vendet e tjera të industrializuara, Gjermania mbështetet në imigrimin e njerëzve të arsimuar mirë. “Për të qenë në gjendje të konkurrosh për trurin më të mirë, nevojiten procedura të shpejta dhe jo burokratike për hyrjen në Gjermani dhe njohjen e kualifikimeve”, deklaroi studiuesja e IW, Alexandra Köbler.

Një frymë e hapur është gjithashtu thelbësore për të tërhequr ekspertë me njohuritë e tyre dhe për të mbetur tërheqëse për talentet e huaja, theksoi ajo. Në përgjithësi, Gjermania është vendi i dytë në botë për sa i përket numrit të patentave të regjistruara, pas vetëm Shteteve të Bashkuara. Në total, studiuesit në Republikën Federale regjistruan rreth 25.000 patenta vitin e kaluar.

Përqindje më e lartë e shpikëseve femra midis emigrantëve

Përqindja e shpikëseve femra midis emigrantëve, me pothuajse 9%, është pothuajse dyfishi i asaj të gjermanëve. Konkretisht, kjo përqindje është më e lartë në të gjitha zonat e tjera gjuhësore sesa në hapësirën gjermanishtfolëse, veçanërisht në zonat gjuhësore të Evropës Lindore, si çekishtja (13.6%), polonishtja (13.2%) dhe rumanishtja (12.7%), por edhe në koreanisht dhe spanjisht-portugalisht (11.1 secila), sipas IW.

“Këto rezultate mbështesin tezën e paradoksit të barazisë gjinore, domethënë vëzhgimin empirik se gratë në vendet me nivele të larta mirëqënieje dhe barazi të lartë të të drejtave u shmangen karrierave dhe profesioneve teknike dhe shkencore”, thuhet në studim.

Gratë në vendet me nivele më të ulëta mirëqënieje ose më pak barazi shfrytëzojnë studimet MINT për të “arritur një punë të paguar mirë, pavarësi dhe prosperitet”.

MINT do të thotë matematikë, shkencë kompjuterike, shkenca natyrore dhe teknologji. Kjo fushë në përgjithësi gjeneron një numër veçanërisht të lartë patentash.

Shkurt, sipas IW, përqindja e shpikëseve femra në numrin e përgjithshëm të patentave të regjistruara në Gjermani është rritur ndjeshëm, nga 3.7% në vitin 2000 në 6.0% sot, dhe migrimi po kontribuon në një sektor inovacioni gjithnjë e më të dominuar nga femrat në Gjermani. DW 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mori 16-vjeçaren si grua të katërt dhe kreu marrëdhënie intime me të, dënohet me 15 muaj burg mjeku kirurg Dervish Hasi

Mori 16-vjeçaren si grua të katërt dhe kreu marrëdhënie intime me të, dënohet me 15 muaj burg mjeku kirurg Dervish Hasi

14 October, 2025
Operacioni ‘rrufe’ në Elbasan! Persona me rrezikshmëri të lartë dhe me precedent kriminal penal, policia jep detaje mbi 14 të arrestuarit

Operacioni ‘rrufe’ në Elbasan! Persona me rrezikshmëri të lartë dhe me precedent kriminal penal, policia jep detaje mbi 14 të arrestuarit

14 October, 2025
“Do ta shohësh çfarë do të ndodhë”, media britanike: Trump përplaset me Macron

“Do ta shohësh çfarë do të ndodhë”, media britanike: Trump përplaset me Macron

14 October, 2025
Dalin pamjet kur forcat RENEA prangosin Aldo Avdylajn brenda banesës ku fshihej

Dalin pamjet kur forcat RENEA prangosin Aldo Avdylajn brenda banesës ku fshihej

14 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result