“Një nga ngjarjet më tragjike të rrugëtimit të Kosovës drejt pavarësisë”- 25 vite nga masakra e Reçakut, Lulzim Basha: Mbetet simbol i sakrificave të shqiptarëve për liri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se masakra e Reçakut është një ndër ngjarjet më tragjike dhe më të dhimbshme të rrugëtimit të Kosovës drejt pavarësisë.

Basha shkruan se martirizimi i 45 njerëzve të pafajshëm 25 vite më parë, shënoi një pikë kthese në ndërgjegjësimin e komunitetit ndërkombëtar për genocidin që regjimi i Milosheviçit po kryente në Kosovë.

Ai tkehson se masakra e Reçakut mbetet simbol i sakrificave së shqiptarëve të Kosovës për liri

Lulzim Basha: Masakra e Reçakut është një ndër ngjarjet më tragjike dhe më të dhimbshme të rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

Martirizimi i 45 njerëzve të pafajshëm 25 vite më parë, shënoi një pikë kthese në ndërgjegjësimin e komunitetit ndërkombëtar për masakrat dhe genocidin që regjimi i Milosheviçit po kryente në Kosovë.

Masakra e Reçakut mbetet simbol i sakrificave së shqiptarëve të Kosovës për liri. Drejtësia për të dhe gjithë masakrat vrasjet dhe torturat e ushtruara ndaj popullsisë civile të Kosovës është jetike për t’u siguruar që historia të mos përsëritet sërish dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, të bazuar në paqe dhe respekt të ndërsjellë.

I paharruar kujtimi i martirëve të Reçakut!

Share This Article