Një nga pikat kryesore të Programit Ekonomik të PD-së është familja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në programin ekonomik, një nga pikat kryesore të Partisë Demokratike është edhe familja.

Alfred Rushaj, drejtor i fushatës së PD, shpjegoi me detaje efektet që do të ketë familja shqiptare nga ky program.

Sipas Rushajt, Partia Demokratike do të financojë 100% interesat e kredive për 20,000 familje të reja. Po ashtu ai tha se do të japim 3 mijë lekë në muaj për çdo fëmijë të lindur për 5 vite radhazi.

Nga kjo sallë Jona, lançuam programin Shqipëria Fiton. Pjesë e saj është edhe programi për familjen. Cili është investimi kryesor për ty si e re për të krijuar një familje?

Për këtë ne do të financojmë 100% interesat e kredive për 20,000 familje të reja. Do të japim 3 mijë lekë në muaj për çdo fëmijë të lindur për 5 vite radhazi. Do të rrisim pagat e 36,000 arsimtarëve dhe 36,000 familje arsimtarësh do të përfitojnë nga kjo. Ne do të ulim çmimin e energjisë elektrike për 710 mijë familje. Ne do të ulim taksat dhe çdo i punësuar do të ketë më shumë para në xhepat e tij për familjen e vet”, tha Rushaj.

Share This Article