Një pritje madhështore që as në ëndrrën më të bukur s’mund ta kishte imagjinuar. Ish-mbrojtësi i Real Madrid, Marcelo u prezantua tek Olympiakos në një atmosferës spektakolare.
I gjithë stadiumi ishte mbushur për t’i uruar mirëseardhjen brazilianit, ndërsa në kor thërrisnin emrin e tij. Mësohet se 34-vjeçari ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit të dytë.
“Shpresoj të ndihmoj ekipin dhe të jap më të mirën time këtë sezon. Ndihem i lumtur që keni ardhur kaq shumë dhe më prisni në këtë mënyrë. Ju falënderoj të gjithëve dhe premtoj se do të japë maksimumin tim”, tha Marcelo.
Ai u largua nga Real Madrid pas 15 vitesh duke u shndërruar në një legjendë për klubin spanjoll, por gjithë tifozët madrilenë. Ai shkroi historinë me Realin në futbollin vendas, por edhe atë Europian në përgjithësi.
Braziliani ka fituar gjithçka në botën e futbollit, duke përfshirë dhe pesë tituj të Ligës së Kampionëve. Marcelo u largua në merkaton e verës nga madrilenët pasi i përfundoi kontrata dhe pas 15 vitesh, dy palët vendosën të ndanin këtu rrugët me njëri-tjetrin.
Tashmë, futbollisti ka një tjetër sfidë në karrierën e tij dhe gati për aventurën e re te skuadra ballkanase.