Një person godet me thikë dy policë në Bruksel, ndërron jetë njëri prej tyre

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një oficer policie u vra në Schaerbeek, komunë e vendosur në rajonin e Brukselit, pas një goditjeje me thikë. Lajmi është bërë i ditur nga kryeprokurori belg. Mediat e huaja raportojnë se në momentin që agresori ka sulmuar policët ka bërtitur më të madhe “Allahu Akbar”.

Autori i sulmit është neutralizuar nga një tjetër patrullë policie pasi është goditur në këmbë dhe në bark. Dy policët e plagosur dhe autori u transferuan në spital, por njëri prej oficerëve ndërroi jetë si pasojë e plagëve në pjesën e pasme të kokës.

Një “dramë e tmerrshme”. Kështu, ministrja e Brendshme e Belgjikës, Annelies Verlinden, komentoi sulmin në Schaerbeek.

“Çfarë drame e tmerrshme. Kjo ngjarje më thyen zemrën. Mendimet e mia shkojnë para së gjithash për familjet, pjesëtarët e policisë lokale dhe gjithë forcat e policies.Unë ndjek nga afër situatën dhe qëndroj në kontakt të ngushtë me kryetarin e bashkisë, komandantin e organit dhe të shërbimeve të policisë. Kjo dhunë është e papranueshme”- shkruan Ministrja në twitter.

Share This Article