Një polic i vdekur në Kumanovë nga koronavirusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka ndërruar jetë një polic i diagnostikuar dhjetë ditë më parë me virusin Korona, mëson Alsat nga burime jozyrtare.

Sipas informacioneve, i ndjeri ishte nga njësiti i policisë kufitare dhe deri para dy javësh ka shërbyer në stacionin policorë të Bellanocës.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë për Alsat se një pjesëtar policorë ka ndërruar jetë.

Thonë se për shkaqet e vdekjes do të njoftojnë me kohë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkaq, në nivel vendi me CoVid-19 aktualisht ka të prekur 12 policë, të cilët u infektuan në vijën e parë të frontit me pandeminë.

Share This Article