Një prej mbrojtësve të Mariupolit, thotë se në fabrikën e çelikut ka të plagosur dhe të vdekur

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasi që presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi bllokadën totale të fabrikës së çelikut Azovstal, brenda të cilës gjenden mbrojtësit e fundit të Mariupolit, nën tokë në kompleksin e fabrikës ku kanë mbetur mbi 2 mijë ushtarë dhe civilë ukrainas.

Njëri prej tyre ka folur për BBC-në sa i përket situatës në këtë qytet të Ukrainas. Bëhet fjalë për Svyatoslav Palamar, që po konsiderohet si një nga mbrojtësit e fundit të qytetit ukrainas. Ai është pjesë e batalionit Azov.

Ai pranoi se më herët kishin penguar çfarëdo sulmi të forcave ruse, por së fundmi kjo hapësirë është bërë një lloj vatre e sulmeve të vazhdueshme nga ana e ushtarëve të Kremlinit.

Palamar pretendon se fabrika brenda të cilës po fshihen, është e rrethuar dhe e shkatërruar mbi sipërfaqen e tokës, kurse civilët kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja.

“Gjithmonë flasë se derisa ne jemi këtu, Mariupoli mbetet nën kontrollin e Ukrainës”, tha ai.

Kapiteni Palamar pranoi se rusët kanë qëlluar fabrikën nga luftanijet, dhe se kanë hedhur bomba për shkatërrimin e bunkerëve.

“Të gjitha ndërtesat në rrethinën e Azovstalit janë shkatërruar. Po hedhin bomba të mëdha, bomba për shkatërrimin e bunkerëve që shkaktojnë dëme tejet të mëdha. Në bunkerë kemi të plagosur dhe të vdekur. Disa civilë kanë mbetur të ngujuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura”, shtoi Palamar.

I pyetur se sa mbrojtës ukrainas kanë mbetur në Mariupol, Palamar është përgjigjur duke thënë shkurt “mjaftueshëm për t’ju kundërpërgjigjur sulmeve ruse”.

Madje theksoi se civilët janë ndarë në dy vende – larg luftëtarëve, por se pranoi se nuk e di saktë sa prej tyre janë pasi janë shpërndarë nëpër bunkerë.

“Jemi në kontakt me civilët që po qëndrojnë në ato zona ku mund të shkojmë. E dimë se atje ka fëmijë – madje edhe tremuajsh”, shtoi ai.

Ushtari ukrainas ka bërë apel që civilëve t’ju lejohet një kalim i sigurt nga fabrika, dhe i ka bërë thirrje shteteve të treta apo bashkësisë ndërkombëtare që garantojë për sigurinë e tyre.

“Këta njerëz tashmë kanë kaluar mjaftueshëm nëpër gjëra të tmerrshme. Nuk u besojnë rusëve dhe janë shumë të frikësuar”, shtoi duke theksuar se po i frikësohen torturave dhe vrasjes nga ana e ushtarëve rusë apo deportimit në Rusi.

Share This Article