Një punëtor i Mbretëreshës Elizabetë infektohet me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shërbëtor mbretëror, i cili ka punuar ngushtë me mbretëreshën Elizabetë, është diagnostikuar me koronavirus.

Burri, emri i të cilit nuk është bërë publik, është duke qëndruar në izolim në shtëpinë e tij, por rasti i tij ka ngritur dyshime nëse ai ka pasur kontakte me mbretëreshën gjatë kohës sa ka qenë i infektuar.

Ndihmësit në Pallatin Mbretëror kanë konfirmuar se mbretëresha 93-vjeçare është në gjendje të mirë shëndetësore përderisa po qëndron e izoluar me bashkëshortin 98-vjeçar në Kështjellën e Windsor-it.

Roli i shërbëtorit me përvojë të gjatë ishte që të shërbente ushqim dhe pije për anëtarët e familjes mbretërore pasi ishte ngritur në detyrë para gjashtë muajve, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

“Të gjithë janë të tmerruar, jo vetëm për veten, por edhe për mbretëreshën. Ai e takonte mbretëreshën përditë. Është e tmershme të mendosh sa afër kanë qenë”, i tha një burim gazetës “The Sun”.

Ndryshe, disa punëtorë në Pallatin Mbretëror tashmë janë testuar për koronavirus, por rezultatet e tyre kanë dalë negative.

Share This Article