“Një qartësi më shumë”, Asllani fiton Inzaghi-n, tani projektohet titullar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në momentin e tij më të vështirë, kur tek Inter hapësirat ishin me pikatore, në krah të Kristjan Asllanit doli Sylvinho. Ndryshe nga Edy Reja, i cili nuk e preferonte, Sylvinho e mbështeti lojën e tij te këmbët e Asllanit. Talenti kuqezi ia shpërbleu me paraqitje fantastike, së bashku me Ylber Ramadanin, kanë formuar dyshen perefekte të mesfushës. Fakt është që pas paraqitjeve të shkëlqyera me Shqipërinë, Asllani filloi të merrte gjithnjë e më shumë minuta edhe tek Inter, fitoi me shumë besim, fitoi më shumë minuta, duke bërë që tani Inzaghi ta shoh ndryshe:

Asllani Silvinjo

“Asllani po më bind gjithnjë e më shumë, ndeshje pas ndeshje”, u shpreh trajneri i Interit pas ndeshjes kundër Salzburg. Tani Asllani nuk është thjesht një zëvendësues, por është një opsion shumë i rëndësishëm për trajnerin Inzaghi, është ai lojtar që është gjithë gati të futet në fushë në çdo moment, për t’i dhënë Interit një tjetër ritëm.

Inzaghi Asllani

Sigurisht, Asllani ka përpara një rival shumë të fortë, një nga regjisorët më të mirë në qarkullim si Calhanoglu, por e rëndësishme është që Inzaghi e ka gjithnjë në konsideratë, i beson minuta të rëndësishme në ndeshje shumë delikate, si ajo kundër Atalanta-s apo kundër Salzburg në Champions:

Asllani

“Asllani, Interi i Inzaghi-t ka një qartësi më shumë”, shkruan TuttoSport. Sipas mediave italiane, Asllani po projektohet si titullar në sfidën e radhës të Serie A, atë kundër Frosinones me 12 nëntor.

Share This Article