Reality show më i ri “Squid Game: Challenge”, më në fund ka një datë transmetimi. Frymëzuar nga seriali origjinal “Squid Game”, show i ri nga Netflix do të shfaqë 456 lojtarë të vërtetë, të cilët do të konkurrojnë përmes një serie lojërash të ngjashme ose të frymëzuara nga seriali që theu rekorde shikueshmërie. Mos kini frikë – personazhet nuk do të vdesin në të vërtetë.
Në qershor të vitit 2022, platforma e transmetimit shpalli “konkursin më të madh ndonjëherë për një reality show”, në Festivalin Botëror të Medias Banff. Ashtu si seriali, gara do të presë 456 garues – kasti më i madh në një serial televiziv deri tani – që luftojnë në një varg lojërash magjepsëse për të fituar një çmim të jashtëzakonshëm.
“Loja më famëkeqe në botë bëhet realitet”, thuhet mes të tjerash në videon promovuese të reality show-t. Platforma publikoi një trailer më 22 shtator, duke zbuluar datën e premierës, por edhe një trailer të plotë më 23 tetor. “Kjo lojë duhet të luhet me strategji”,- dëgjohet të thotë dikush në klip. Ndërkohë që një tjetër shton: “Unë do të jem miku juaj më i mirë, por absolutisht do t’jua kaloj”.
Seriali me 10 episode do të jetë “plot tension dhe pengesa”, madje do të përfshijë edhe një kukull IRL (por jo vdekjeprurëse) Red Light, Green Light.
Njoftimi origjinal i “Squid Game: The Challenge” erdhi vetëm disa ditë pasi Netflix lajmëroi për një sezon të dytë të “Squid Game”: “Jemi mirënjohës për këtë mbështetje, ndërsa e kthejmë botën imagjinare në realitet, me një konkurrencë masive dhe eksperiment social”,- tha Brandon Riegg nga Netflix. “Adhuruesit e serialit dramatik do tw pwrfshihen në një udhëtim magjepsës dhe të paparashikueshëm.”