Një reper dhe një braziliane! Zbulohen kush janë 2 këngëtarët që do të performojnë në finalen e Champion League

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Superylli brazilian Anitta dhe nigeriani Burna Boy do të jenë 2 artistët që do të këndojnë në shfaqjen që do t’i paraprijë finales së Ligës së Kampionëve.

Lajmi tashmë është konfirmuar zyrtarisht, teksa braziliania ka premtuar super spektakël.

“Unë jam shumë e ngazëllyer! Jam e lumtur që jam pjesë e spektaklit të Champions League dhe mezi pres të këndoj së bashku me Burna Boy. Një shfaqje që nuk duhet humbur nga tifozët në stadium dhe në mbarë botën”, tha 30-vjeçarja Anitta.

Finalja e madhe luhet mes Manchester Cityt dhe Interit në stadiumin Olimpik “Ataturk” në Stamboll më 10 qershor.

Share This Article