Një rrugë me emrin “Fan Noli” në Nju Jork

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas ngjarjes historike të emërtimit të rrugës ‘Fan Noli’ në Nju Jork qëndron një emër i njohur për komunitetin Shqiptar. Mark Gjonaj, ish këshilltar në Bashkinë e Nju Jork-ut, i cili është njeriu që ndërmori këtë nismë, kur ai shërbeu në fund të mandatit të tij në Këshillin e Bashkisë së Qytetit të Nju Jorkut.

Ceremonia inauguruese e të cilës duhej të ishte bërë në fillim të muajit shkurt, por sipas shtypit lokal në Nju Jork procedurat e nisura nga Gjonaj në kohën kur ishte ende në funksion si këshilltar bashkiak, u penguan nga burokracia që përdori pasardhësja e tij, Marjorie Velazquez.

Megjithatë në një cicërim të tij në Twitter dhe Facebook, ai shkroi se dje nisma u finalizua dhe se ky është, ‘një moment i madh feste dhe kujtimi për komunitetin shqiptaro-amerikan-teksa zbuluam tabelën Fan Noli Way në seksionin Morris Park të Bronksit, për nder të një lideri, shkrimtari, studiuesi, diplomati dhe themelues i Kishës Ortodokse të Shqipërisë dhe Vatrës, e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës’, ka shkruar Gjonaj në duke treguar se ai ka mbajtur premtimin e bërë gjatë protestës së komunitetit shqiptar muajin e kaluar

Dhe ka premtuar se nuk do të ndalet në nismën e tij.

‘Ne ende nuk kemi një tabelë tani, por ne do të kemi tabelën dhe shenjën tonë, që do të jetë shenjë dallues, ‘Rruga Fan Noli’ u shpreh gjatë protestës Mark Gjonaj dhe sot Nju Jork-u ka një rrugë që nderon kujtimin e Fan Nolit.

Share This Article