ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
Home Bota

Një sëmundje që mendohet se lidhet me Covid-19 prek fëmijët në Britani dhe Francë

albnews by albnews
29 April, 2020
in Bota, UK
0
Një sëmundje që mendohet se lidhet me Covid-19 prek fëmijët në Britani dhe Francë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Autoritetet shëndetësore britanike po kryejnë testime për të zbuluar nëse ekziston një lidhje mes pandemisë së koronavirusit dhe një sëmundjeje të rëndë që ka prekur prej pak kohësh një numër të vogël fëmijësh, theksoi ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Kjo sëmundje e shfaqur së fundi ngjan me sëmundjen Kawasaki, një sindrom vaskular që prek fëmijët dhe shkaku i të cilës nuk dihet.

RelatedPosts

Turqia arreston shefat e firmës së mbrojtjes ‘Assan Group’ në hetimin e spiunazhit ushtarak

“I pazakontë”, zbulohet dinozauri me gjemba gjigantë

“Nuk e preka me dorë”, Cardi B dëshmon në gjyq për akuzat se sulmoi rojen e sigurisë

Sipas të përditshmes rajonale “La Dépêche du Midi”, 20 raste të ngjashme janë regjistruar në rajonin parizian.

“Kjo është një sëmundje e re që, sipas nesh, mund të jetë shkaktuar nga koronavirusi”, deklaroi Matt Hancock për radion LBC.

“Ne nuk jemi të sigurtë 100% sepse disa persona që janë prekur nuk kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri. Ne po bëjmë aktualisht shumë kërkime. Por, kjo është diçka që na shqetëson”, theksoi ai.

Ministri shtoi se bëhet fjalë për një numër të vogël rastesh.

“Bëhet fjalë për një sëmundje shumë të rrallë, por mendoj se është shumë e mundur që kjo të vijë si pasojë e virusit, të paktën në disa raste”, deklaroi kreu i shërbimeve shëndetësore,  Chris Whitty, në një konferencë të përditshme shtypi.

Shoqëria britanike e Kujdesit Intensiv Pediatrik bëri të ditur alarmin e shërbimit publik shëndetësor anglez “NHS England” përsa i përket një numri në rritje të rasteve të fëmijëve të sëmurë rëndë, disa të prekur nga COVID-19, disa të tjerë jo.

Sindromat e tyre ishin të përafërta me ato të sëmundjes Kawasaki dhe të sindromit të shokut toksik.

Mes simptomave bëjnë pjesë dhimbjet e barkut, trazirat gastro-intenstinale dhe një inflamacion kardiak.

“Njëzet fëmijë kanë sindroma të këtij lloji në Ile-de-France”, sipas artikullit të “Dépêche du Midi” në botimin e saj të 29 Prillit.

“Këta janë fëmijë të moshës 2 dhe 10 vjeç, të cilët nuk kanë pasur histori domethënëse dhe nuk kanë sëmundje kronike”, theksoi për këtë të përditshme në këtë mjek të përditshëm Isabelle Kone Paut, profesor i reumatologjisë pediatrike në spitalin ”Kremlin- Bicêtre” në Paris.

“Që prej një muaji, kemi marrë rregullisht thirrje nga reanimatorët për fëmijët që shfaqin miokardi të rëndë dhe që janë shenja të sëmundjes Kawasaki, disa prej të cilëve kanë rezultuar poziti me COVID-19”, shtoi ky specialist.

“Ky është një alarm që e kemi marrë shumë seriozisht në Francë, duhet të jemi shumë vigjilent”, theksoi profesor Alexandre Belot, reumatolog dhe pediatër në spitalin ” Femme, Mère Enfant ” në Lion për të përditshmen “La Dépêche du Midi”.

“Asgjë nuk mund të konfirmojmë sot për një lidhje mes sëmundjes Kawasaki dhe COVID-19, por kemi konstatuar se fëmijët e testuar pozitiv me COVID-19 zhvillojnë simptoma që korrespondojnë me ato të sëmundjes Kawasaki si një tension i paqendrueshëm dhe një miokardi për format më të rënda”, shton Belot.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Turqia arreston shefat e firmës së mbrojtjes ‘Assan Group’ në hetimin e spiunazhit ushtarak

Turqia arreston shefat e firmës së mbrojtjes ‘Assan Group’ në hetimin e spiunazhit ushtarak

28 August, 2025
Policia nis hetimin për një skemë investimesh piramidale, thirrje qytetarëve për kujdes

Policia nis hetimin për një skemë investimesh piramidale, thirrje qytetarëve për kujdes

28 August, 2025
“I pazakontë”, zbulohet dinozauri me gjemba gjigantë

“I pazakontë”, zbulohet dinozauri me gjemba gjigantë

28 August, 2025
Sali Berisha thirrje FBI-së: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

Sali Berisha thirrje FBI-së: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

28 August, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result