“Euro2020” sjell për tifozët sfidën më antike në nivel ndërkombëtare, Angli-Skoci, derbin më të zjarrtë në kontinentin e vjetër. Në 149 vite histori mes dy përfaqësueseve, Anglia dhe Skocia janë përballur plot 114 herë ndërmjet tyre, sigurisht “tre luanët” kanë qenë superiore me 48 fitore dhe 25 humbje.
Tensionet e Brexit me dy shteteve, dhe pa diskutim historia e një përballje më shumë se shekullore e bën këtë një sfidë jo normale, për këtë është i bindur edhe Gareth Sothgate: “Kundër Skocisë nuk mund të jetë kurrë një ndeshje normale, është një përballje shumë dimesionale por ne duhet të përqendrohemi vetëm në fushën e lojës”, u shpreh Sothgate duke shtuar:
“Nuk i referohem sfidës së parë, unë e kam ndjekur Skocinë gjatë kualifikueseve është një skuadër e mirë se cila di të behet e rrezikshme. Favorit në Euro2020? Është herë për ta thënë, të mbyllim llogaritë me fazën e grupeve në radhë të parë”, u shpreh trajneri i përfaqësueses Angleze.
Një sfidë po kaq e rëndësishme është edhe për Skocinë, mbi të gjitha pas humbjes së pësuar kundër Republikës Çeke: “Është një ndeshje që ka shumë rëndësi, edhe për anglezët, ata nuk duan kurrë të humbasin kundër nesh”, u shpreh Steve Clarke, trajneri i Skocisë duke shtuar: “Preferoj që lojtarët e mi të fokusohen vetëm në një detaj, kjo është një nga dy sfidat e fundit për të marrë pikët e duhura për të kaluar grupin, që do të ishte historike për ne” u shpreh Clarke.