Një shesh në Niagara Falls City të Kanadasë do ta mbajë emrin “Nënë Tereza”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Emri i humanistes shqiptare, “Nënë Tereza” është i njohur nga shumë kush, kudo në botë.

Edhe kanadezët e njohin dhe e respektojnë atë. Bile, shumë shpejt, një rrugë, shesh, apo institucion atje do të mbajë emrin e Gonxhe Bojaxhiut.

Kështu ka bërë të ditur në Sytë 7 në Klan Kosova zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri.

Ai tha se ky koordinim u arrit me udhëheqësit e qytetit të Niagara Falls.

Vokrri, në Sytë 7 tha se së shpejti do bëhet edhe binjakëzimi i parë ndërkomunal mes Junikut dhe një qyteti në Kanada. Ai, në vizitën e tij njëjavore në Kanada, tha se ka kuptuar që nuk ka shumë bashkëpunime mes Kosovës dhe këtij vendi, ndonëse ky vend është tejet i gatshëm ta bëjë një gjë të tillë.

Share This Article