Një shpërthim i madh ndodh në fushat e naftës dhe gazit në Azerbajxhan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shpërthim i madh është parë në brigjet e Azerbajxhanit në Detin Kaspik, duke reflektuar me tym të zi dhe flakë në qiell.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, shpërthimi i cili ndodhi të dielën në një zonë të mbushur me fusha të naftës  dhe gazit, u shkaktua nga një ‘vullkan balte’, thotë qeveria.

Asnjë nga fermat e naftës nuk pësuan dëme, dhe askush nuk u lëndua.

‘Vullkanet e baltës’ formohen nën tokë nga uji, mineralet dhe gazrat e ndezshëm, të cilat mund të ndizen kur shpërthejnë.

Videot e shpërndara në internet treguan një top zjarri dhe tymi që ngrihej mbi det të dielën.

Share This Article