Katër persona janë arratisur nga një spital psikiatrik i burgut në Gjermani, duke alarmuar policinë gjermane.
Sipas mediave të huaja, mbrëmjen e së shtunës, pak pas orës 21:00 të kohës lokale, 4 persona janë arratisur nga qendra ku ishin izoluar.
Katër pacientët e spitalit psikiatrik “BKH Lerchenhaid” dyshohen se kanë kërcënuar fillimisht një punonjës të BKH, teksa pas kësaj, ato janë larguar drejt Alburgut.
Policia lëshoi një deklaratë, duke përfshirë përshkrime të hollësishme, foto dhe identitete të të katër të dyshuarve, si dhe informacione rreth veshjeve me të cilat janë parë për herë të fundit.
Të dënuarit e arratisur janë një shtetas boshnjak i moshës 31-vjeçare, dy 28-vjeçarë me shtetësi gjermane dhe një shtetas kosovar i moshës 27-vjeçare.
“Katër të arratisurit konsiderohen të rrezikshëm”, tha policia, ndërsa të arratisur po kërkohen me helikopter dhe qen.
Personat e arratisur:
Denis Eler, boshnjak
Moritz Kuhlborn , gjerman
Jirimias Angelo, gjerman
Beqiri Zeqir, kosovar