Një shqiptar është kthyer në heroin e ditës në Finlandë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një zjarr i madh shpërtheu në Minttutie të Finlandës, si pasojë e të cilit një banesa u shkrumbua, ndërkohë që nuk ka të lënduar,

Mediat finlandeze shkruajnë se një shqiptar ndihmoi një çift të moshuarish që të dilnin nga banesa, teksa hyri mes flakëve, para se të mbërrinte departamenti i zjarrfikësve.Mergim Halili, i cili jeton në lagjen ku u dogj shtëpia, thotë se ata vunë re se nga banesa po dilte shumë tym dhe u nisën për të parë situatën. Ndërsa flakët po shtoheshin, ata vendosën të kontrollonin nëse kishte njerëz në banesë. Halili thotë se çifti nuk ishin të vetëdijshëm për shkak të zjarrit kur ata u futën mes flakëve.

Ai thotë se e thirri dy herë numrin e urgjencës. Në kohën që mbërritën zjarrfikësit, gjithë banorët ishin tashmë jashtë. Zjarri zgjati rreth dy orë dhe më pas u shua.

Zjarrfikesit finlandeze ne perpjekje per te shpetuar shtepine
Share This Article