Një shqiptar humb jetën tragjikisht në Itali

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Itali.

Një 50-vjeçar në qytetin e Udine, ka humbur jetën në mënyrë tragjike, teksa ka rënë nga skela.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes (21 gusht), në Udine teksa mësohet se 50-vjeçari ka rënë nga një skelë, raporton Ora.

Mësohet se ai kishte shkuar tek një i afërm i tij për ta ndihmuar në lyerjen e mureve të një ndërtese.

Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje.

Share This Article